Luciano Spalletti nuk ka arritur ta gëlltisë barazimin në Shkup përballë Maqedonisë së Veriut e kjo është reflektuar edhe në sjelljen e trajnerit që debutoi në stolin e Italisë për sfidën eleminatore me Maqedoninë e Veriut. Pasi sfida u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë të kaltërit rrezikojnë edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 pasi në grupin E ku ligjin e bën Anglia, vendin e dytë e mban Ukraina, Spalleti ka pasur një debal me kolegun e tij, Milesky.
Ky i fundit i vuri në dukje Spalletit se kur një lojtar maqedonas ishte i shtrirë, Italia nuk e nxorri topin jashtë, por ish-tekniku i Napolit nuk ishte aspak dakort me kërkesën e kolegut duke e kundërshtuar me tone të larta madje. Moment që reflekton tensionin në ajër pasi Italia do të ndeshet me Ukrainën në 12 shtator në Milano në ndeshjen jetike të të kaltërve.
sfidanti.al