Barcelona ul pagat ndjeshëm

Te Barcelona ishte detyrim ulja e pagave për të respektuar rregullat e kontrollit ekonomik të LaLiga-s dhe klubi katalan ka arritur ta finalizojë me sukses misionin. Këtë verë shuma që nevojitet për pagat është ulur me 161.7 milionë euro.

Sipas të dhënave nga klubi “blaugrana”, masa e pagave të skuadrës së Barçës tani është 404.7 milionë euro krahasuar me 566.4 milionë që ishte sezonin e kaluar.

Përpara operacioneve të kryera muajt e fundit, fatura e pagave sportive të Barçës përfaqësonte 73% të raportit të të ardhurave bazuar në llogaritjet e UEFA-s dhe tani kjo përqindje është 54%.