Një ngjarje e çuditshme dhe e pakuptimtë ka tronditur botën e basketbollit në ditët kulminante të Botërorit që po zhvillohet në Azi. Shtatlarti i Kombëtares Serbe, Borisa Simanic u operua me urgjencë pas një goditjeje që mori gjatë ndeshjes duke humbur njërën veshkë. Ai pësoi një dëmtim disa ditë më parë gjatë ndeshjes që Serbia fitoi me Sudanin Jugor 115-83 kur Nuni Omot e goditi me bërryl. Fillimisht gjithçka u duk normale por serbi u detyrua të linte fushën për shkak të dhimbjes. Ai iu nënshtrua menjëherë operacionit ndërsa oak orë më vonë mjekët vendosën për një ndërhyrje shtesë pasi kishte pasur komplikacione dhe ai humbi njërën nga veshkat.