Tronditet Panamaja, ekzekutohet futbollisti i kombëtares

Futbollisti i kombëtarës së Panamas, Gilberto Hernandez është vrarë në qytetin Colon prej shumë javësh në kaos për shkak të përplasjes së egër mes bandave për të kontrolluar tregun e kokainës. Persona të panjohur hynë në pallatin ku banonte Hernandez duke hapur zjarr ku ngelën të plagosur edhe disa persona. 26-vjeçari ishte thirrur për herë të parë në kombëtare në muajin mars ndërsa kohët e fundit u transferua te Independiente në Argjentinë.

Policia po heton ngjarjen dhe nuk ka ende përgjegjës për ngjarjen por nuk ka ende emra konkretë ndërsa hetimet po vazhdojnë, ndërsa komuniteti i futbollit në Panama po qan për një nga lojtarët më të talentuar të vendit.

Sfidanti.al