Juventusi nuk ka në plan të ndryshojë qëndrim për sa i përket Leonardo Bonuçit dhe është gati që ta largojë me çdo kusht. Mbrojtësi italian që ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Juventusi, tashmë shihet si i padëshiruar nga bardhezinjtë dhe largimi i tij është i pashmangshëm, pavarësisht kostove.
Mediat italiane raportojnë se Bonuçi mund të transferohet në Gjermani te Union Berlin, por këta të fundit janë të gatshëm të paguajnë vetëm 2 milionë euro në sezon, nga 5 që është paga e tij në Torino. Megjithatë, Juventusi e ka ndarë mendjen për largimin dhe është gati që të paguajë diferencën e pagës për lojtarin. Në këtë mënyrë, Juventusi do të paguajë 3 milionë euro, në mënyrë që futbollisti të pranojë ofertën e Union Berlinit dhe shumë e pagës që do të përfitojë, të mos ndryshojë. Ditët në vijim, pritet që të ketë të tjera zhvillime për sa i përket merkatos, teksa Bonuçi prej disa javësh stërvitet individualisht. Stafi teknik i ka bërë me dije se nuk është në planet e skuadrës dhe se duhet të largohet, në mënyrë që të mos mbetet pa minuta.
sfidanti.al