Myrto Uzuni ka marrë vëmendjen e disa klubeve europiane, por jo vetëm, me paraqitjen e sezonit të kaluar. Sulmuesi kuqezi shënoi 23 gola në La Liga 2 në sezonin e fundit e për këtë arsye për sulmuesin e kombëtares shqiptare është vënë në lëvizje skuadra angleze e Lids Junajtid.
Gjithashtu raportohet se Gallatasaraj në Turqi, Reims ne Francë dhe një klub arab i paidentifikuar kanë interes për Uzunin, kontrata e të cilit me Granadën skadon në 2026 dhe ka një klauzolë largimi prej 25 milionë eurosh. Përflitet se Granada nuk ka asnjë interes për të shitur Uzunin nën klauzolën e caktuar dhe klubet e interesuara duhet të luftojnë për shërbimet e sulmuesit.
sfidanti.al