Klubi i Katarit, Al Arabi është duke këmbëngulur për transferimin e mesfushorit italian, Marko Verrati, me klubin në fjalë është duke përgatitur me kujdes ofertën zyrtare në drejtim të lojtarit të PSG-së.
Negociatat kanë avancuar dhe ka optimizëm në kampin e vendit të Lindjes së Mesme. Verrati ka pranuar kushtet e kontratës më parë me klubin saudit të Al Hilal, por nuk kishte marrëveshje me PSG. Tashmë, Al Arabi FC është duke bërë maksimumin për të transferuar yllin italian.
sfidanti.al