Antetokumpo befason edhe Leo Mesin, feston si ..Ronaldo

Thonë se ngjarje të tilla ndodhin vetëm atje ku luhen filmat e  Hollivudit! Para finales së Leagues Cup në Amerikë, e cila u fitua nga ekipi i Mesit, Inter Maiami, një nga figurat më potente të NBA-së, Janis Antetokumpo i Milluokit, zbriti në fushë për të treguar se nuk është i burgosur vetëm pas koshit, futbolli mbetet pasion tjetër i zemrës. Raportet e tij të ngushta miqësore me shumë kampionë të topit si Ibra apo Mbape, e  dëshmojnë  plotesisht atë..

Antetokumpo , tamam në fushën e Neshvill, para syve të Leo Mesit ka marrë topin dhe e ka gjuajtur në portë nga distanca duke shënuar një gol që pak basketbollistë mund ta bëjnë. Ajo që ndodhi më pas, ia kaloi edhe golit : ai hapi këmbët për të festuar me gjestin e njohur të Ronaldos. Nuk u pëlqye shumë nga vendasit, por bëri xhirron e botës…

Sfidanti.al