Gjithçka zyrtare, De Ketelare firmos për një sezon te “zikaltërit”

Tashmë është zyrtare, Çarls De Ketelare është futbollisti më i ri i Atalantës. “Fantazisti” belg, i cili u transferua me bujë sezonin e shkuar te Milani, nuk arriti të linte gjurmë te kuqezinjtë, duke nisur kështu një aventurë të re. Për shërbimet e belgut, Milani pagoi 30 milionë euro, por 22-vjeçari rezultoi një dështim.

Megjithatë rilindjen e fantazistit e ka marrë përsipër Gasperini, që ka transferuar 22-vjeçarin te Atalanta me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje.

Kështu Milani arkëton menjëherë 3 milionë euro për huazimin e De Ketelares, ndërsa Atalanta ka ruajtur të drejtën e blerjes së futbollistit verën e ardhshme, për shifrën e 26 milionë eurove, ndërsa vetë belgu do të paguhet 2.5 milionë euro në sezon.

 

sfidanti.al