Pas tre emrave të nominuar për trajnerin e vitit nga UEFA, ku Guardiola, Inzagi dhe Spaleti konkurrojnë së bashkuë, tashmë UEFA ka bërë me dije dhe tre lojtarët të cilët do të konkurrojnë së bashku për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Leo Mesi, Haland dhe De Bryjn do të jenë tre lojtarët të cilët do të garojnë për të vituar këtë çmim prestigjoz personal. Të gjitha gjasat janë që më 31 gusht, Mesi ta fitojë këtë çmim, pasi mbi të gjitha, trofeu i Kupës së Botës me Argjentinën padyshim që i jep një avantazh të madh lojtarit të Inter Majemi.
sfidanti.al