“Stresohet” Ksavi, Barça humb liderin e mbrojtjes për 1 muaj

Mbrojtësi i Barcelonës, Ronald Araujo ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të këmbës së majtë dhe do të jetë jashtë, të paktën, për duelin e kësaj të diele kundër Kadiz-it, ndonëse parashikimet e para sugjerojnë se ai do të jetë një muaj larg fushave.

Në deklaratën mjekësore të lëshuar nga klubi, theksohet se evolucioni i Araujo do të shënojë disponueshmërinë e tij në ndeshjet e ardhshme, por duke qenë se është një dëmtim, është normale që ai të mos jetë në dispozicion për ndeshjet kundër Vijarealit (27 gusht) dhe Osasuna (3 shtator).

 

sfidanti.al