UEFA prezanton nominimet për çmimin “Trajneri më i mirë i vitit”

UEFA ka bërë me dije pak çaste më parë nominimet e tre trajnerëve të cilët do të kenë mundësinë të fitojnë trofeun prestigjoz të “Trajnerit më të mirë të vitit 2022/2023 nga UEFA”.

Guardiola padyshim që është pretendenti kryesor për të fituar këtë çmim, pasi ai ka fituar katër trofe me “qytetarët” e tij, Premier Ligën, Kupën e Anglisë, Çampionson dhe mbrëmjen e djeshme, Superkupën e Evropës.

Simone Inzagi trajneri i Interit, gjithashtu ka bërë mirë sezonin e kaluar me zikaltërit, ku madje arriti të dërgonte ekipin deri në finalen e Ligës së Kampionëve, gjë që nuk kishte ndodhur që në vitin 2010.

Spaleti nga ana tjetër, arriti të fitonte Serie A me Napolin e tij të madhërishëm, trofe i cili mungonte prej shumë vitesh për klubin e kaltër.

 

sfidanti.al