Çelsi merr “hak”, “blutë” një firmë larg “objektivit” të Liverpul

Pavarësisht se ishte prej një kohe të gjatë, në “shënjestrën” e merkatos së “të kuqve” të Liverpul, e ardhmja e talentit belg, të Sauthempton, Romeo Lavia duket shumë larg “Anfildit” dhe lidhet me “rivalët” direkt të kësaj merkatoje, “blutë” e Çelsit.

Sipas raportimeve më të fundit në media, londinezët janë të gatshëm të paguajnë plot 58 milionë paund për kartonin e 19-vjeçarit, të ndarë në formulën 53 milionë bazë dhe 5 milionë të tjera bonuse, duke tejkaluar kështu me 8 milionë paund, kërkesat e “shenjtorëve” të Sauthempton. Oferta është pranuar dhe tashmë pritet të kryhen vizitat mjekësore e më pas firmosja e kontratës gjatë ditëve në vijim.

 

sfidanti.al