Kur qeshnin Mesi,Mbape dhe Nejmar, driblonin gjithë botën!

Paska qënë e gjitha një farsë, një “ mashtrim i madh”. Kur treshja më e talentuar e Botës, Mesi, Nejmar dhe Mbape pozonin në foto duke qeshur, paska qënë një finte pa top, paskan dribluar gjithë botën e futbollit,  sepse kurrë nuk paska ekzistuar “dashuria treshe”. Sa nuk duheshin Mesi dhe Mbape? E thotë babai i Mbapes: “ Ajo që ndodhi në Botëror kur shokët e Mesit shinjestruan Mbapen përgjatë ceremonisë pas finales, nuk ishte një kurdisje e çastit…”

Po më e bukura ndodhi këto ditë, kur Nejmar firmosi për Al Hilal në Arabi,dhe brenda natës, Mbape nga “djali i keq” u shpall “djali i mirë” i Parisit, duke kërcyer nga divani ..drejt e në fushë! Edhe Nejmar e “përshëndeti” Mbapen: “ Mezi kishte pritur, ai u shfaq me shpejtësi drite..”

Sfidanti.al