Më 1996-tën, ishte basketbollisti Hauard që firmosi kontratën e parë historike me mbi 100 milion dollarë! Më 2017-tën, “xhuxhi” që revolucionalizoi NBA-në, Stef Këri i Golden Stejtit , arriti një shifër rekord duke katapultuar kuotën e 200 milion dollarëve! Këtë verë, ndodhi “apokalipsi” kur Xhalen Braun i Bostonit preku qiellin e shtatë, duke firmosur një kontratë stratosferike …mbi 300 milion dollarë !
Tani, pyetaj që bëhet në “parajsën e NBA-së” është : cili do të jetë basketbollisti që do të kapërcejë shifrën e 400 million dollarëve? Nuk do të jetë as Stef Këri , as ish-shoku i tij i ekipit, Kevin Duran, për shkak të moshës dhe kontratave që i kanë lidhur deri në moshën 38 vjeç, por kandidati i parë është Niko Jokiç i Denverit kampion , që aktualisht fiton 264 milion dollarë në 5 vite. Kontrata e re pritet të sfidojë shifrën e 400 milionëve pikërisht në verën e vitit 2026-të.
Sfidanti.al