Barça “harron” Nejmar, “katalanasit” kërkojnë talentin portugez

Me brazilianin Nejmar, i cili është shumë pranë kalimit te “gjigandët” arabë të Al-Hilal, “katalanasit” e Barcelonas kanë vazhduar kërkimet për të sjellë në “Kamp Nou” një tjetër “fantazist” për repartin e sulmit, pas largimit të Usmane Dembele.

Për këtë arsyse, bordi i Barcelonës mund të përpiqet të rifillojë negociatat “yllin” portugez të Aletiko Madrid Zhoao Feliks, me këtë të fundit që gjatë një interviste, tha se do të dëshironte të transferohej te Barcelona, ​​siç e kishte ëndërruar që në fëmijëri. Kjo intervistë nuk u miratua nga klubi i Atletikos dhe u konsiderua si mosrespektim nga këta të fundit e për këtë arsye një kalim te Barcelona është shumë i mundshëm për portugezin.

 

sfidanti.al