Priteshin minuta në sfidën ndaj Liverpul, Poketino vendos për Brojën

Java e parë e Premier Ligës ka rezervuar një përballje goxha të vështirë për “blutë” e Çelsit, me këta të fundit që do të presin pasditen e së dielën, në mitikun “Stamford Bridxh”, “të kuqtë” e Liverpul.

Për këtë sfidë, në radhët e londinezëve pritej të ishte i pranishëm dhe “bomberi” i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, mirëpo tekniku Mauricio Poketino, duke se ka tjetër gjë në mendje për 21-vjeçarin e sulmit. “Blutë” kanë publikuar ditën e sotme, listën e plotë të lojtarëve për përballjen ndaj Liverpul, ku vihet re mungesa e sulmuesit nga Malësia e Madhe, teksa nga klubi është shpjeguar se Broja është në fund të programit rehabilitues dhe duket se tekniku argjentinas, nuk ka dashur të rrezikojë një tjetër dëmtim të 21-vjeçarit e për këtë aryse e ka lënë “bomberin” jashtë për sfidën e parë të Premier Ligës.

 

sfidanti.al