Nis La Liga, fiton Vajekano i Ivan Balliut, Sevija “shtanget” nga Valencia

Përveç kampionatit anglez të futbollit, Premier Ligë, mbrëmjen e së premtes nisi gjithashtu dhe kampionati spanjoll i futbollit, La Liga, ku që në përballjet e para nuk munguan golat dhe momentet surprizuese.

Për të çelur siparin e sezonit 2023-2024, mendo përballja Almeria-Rajo Vajekano , me këta të fundit që bënë detyrën në transfertë duket fituar me rezultatin e pastër 0 me 2. Për golat në fitoren e skuadrës së mbrojtësit të Kombëtares, Ivan Balliu menduan Isi Palazon e Randi Nteka, me dy “fantazistët” që përkthyen në gol nga një 11-metërsh, në minutat 20’ dhe 28’ të lojës, duket arritur fitoren në përballjen e parë të La Liga.

Me përfundimin e kësaj sfide, gjithë vëmendja e tifozëve të futbollit spanjoll ishte në përballjen e orës 22:00, ku në “Ramon Sanchez Pizjuan”, “andaluzianët” e Sevilla pritën rivalët e Valencia, në një përballje që ishte goxha e zjarrtë. Pavarësisht sfidës së “ndezur” goli i parë i sfidës erdhi vetëm në minutën e 60’ pas një goditje të bukur nga mbrojtësi Muktar Diakabi, i cili gjeti rrugën e rrjetës për skuadrën e Valencia, por nuk do të vononte shumë dhe vetëm 9 minuta më vonë, “bomberi” maroken, Yusef En-Nesiri barazon shifrat, pas një asistimi nga Suso. Teksa dukej se përballja do të përfundonte në barazim, talenti i mesfushës Havi Guerra, merr bukur një pasim nga Duro në minutën e 88’ të sfidës, duke i dhënë kështu fitoren, 1 me 2 skuadrës së tij, në transfertën e vështirë të Sevija.

Pas këtyre përballjeve, Rajo Vajekano do të përballet javën e ardhshme me Granadan e Myrto Uzunit, Valencia do të presë në “Mestalla” skuadrën e Las Palmas, ndërsa Sevija e Almeria do përballen respektivisht me skuadrat e Alavesh dhe Real Madrid.

 

sfidanti.al