Marrin fund “vuajtjet” e Bajern, Herri Kejn është zyrtarisht “bavarez”

Tashmë gjithçka është zyrtare. “Bomberi” i Kombëtares angleze, Herri Kejn ka kompletuar transferimin e tij, nga skuadra e Totenhem drejt “bavarezëve” të Bayern, pas shumë përpjekjesh të këtyre të fundit për realizimin e këtij kalimi. Pas firmës me kampionët e Bundesliga, Kejn u shpreh mjaft i lumtur që tanimë është pjesë e Bajern, me këta të fundit që “rekordmeni” dhe kapiteni i “tre luanëve”, i konsideron si një nga ekipet më të mira të botës.

“Jam shumë i lumtur që u bëra pjesë e Bajern, një prej klubeve më të mëdhenj të botës. Unë kam thënë gjithmonë se dua të lëviz dhe të testoj veten në nivelet më të larta të futbollit”,- u shpreh Kejn pas firmës me “bavarezët”.

Ndërkaq, kujtojmë se, për kartonin e sulmuesit 30-vjeçar, Bajern ka derdhur në arkat e londinezëve plot 120 milionë euro, të ndara në 100 milionë euro bazë, si dhe 20 milionë të tjera në formën e bonusit. Përsa i përket kontratës persnaole, Kejn do të nënshkruar për 4 vite te kampionët gjermanë, ndërsa paga e kapitenit të Kombëtares së “3 luanëve” ende nuk është bërë publike, teksa pritet të bëhet mënjeherë pas firmosjes së kontratës.

 

sfidanti.al