Bajern pa “gardian”, “bavarezët” shpresojnë te “ylli” spanjoll

Pas shitjes së “gardianit” zviceran, Jan Somer te “zikaltërit” e Inter, “bavarezët” e Bajern Mynih tashmë janë në kërkim të një portieri të dytë për ekipin dhe në “pistën” gjermane tashëm ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për portierin spanjoll të Çelsit, Kepa, me ish-teknikun e tij, Tomas Tuhel, i cili e pëlqente goxha stilin e lojës së “iberikut”, që në kohën kur gjermani ishte tekniku i “bluve” të Çelsi, për rreth 1 viti e gjysmë. Ndërkaq, sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, Bajern shpreson se Kepa dëshiron një kalim te “bavarezët”, duke parë dhe rivalitetin e madh që do të ketë me spanjollin Robert Sançez për pozicionin e titullarit te “blutë”.

 

sfidanti.al