Janë shitur aq e kaq bileta për ndeshjen miqësore Partizani-Roma, stadiumi “Air Albania” thonë se do të na bëhet edhe më i vogël, pasi siç u ngjitëm ne në anijet famkeqe në vitet 90-të, italianët do t’i ngjiten Air Albanias . Nuk mjafton që do të shohim Romën, në fushë , në pushim të ndeshjes do të këndojë Noizy. Thonë se edhe Murinjo do të lërë gjurmë tek mini-koncerti.
{farë nuk thuhet për këtë ndeshje luksi? E vetmja gjë që nuk thuhet, madje edhe Partizani ka qarë “me zë të ulët”, është fakti se pse u fut si pykë kjo ndeshje “historike”, kur Partizani pas disa ditësh luan ndeshjen e kthimit me letonezët e Valmerias. Edhe trajneri Zekiç nuk del dot kundër “zotave” dhe te thote thotë se e njeh mirë Europën dhe futbollin, siç pohoi disa dite me pare. Sepse në këto momente janë “zotat” që e luajnë topin. Kombëtares i gjetën trajnerin, Dinamos i gjetën fatin dhe trajnerin, madje dhe mbiemrin Siti bashkë me “sheikët” sponsorizues. Çfare doni me shume.. u shfaq edhe Roma me Murinjon ne versionin shqiptar..Ishalla nuk imiton De Biazin dhe shfaqet me qeleshe..
Sfidanti.al