Haland e nis me dopietë, Siti fiton bindshëm ndaj Bërnllej në “Turf Mor”

Ashtu siç pritej, “qytetarët” e Mançester Siti e kanë nisur me fitore sezonin 2023-2024, të Premier Ligës, teksa në transfertën e “Turf Mor” ka fituar me rezultatin e thellë 0 me 3, ndaj Bërnllej, pas një performance fantastike.

Sipari i golave u hap që në minutën e 4’-rt të sfidës, ku autori i golit nuk mund të mos ishte Erling Haland, me “vikingun” norvegjez, që çon topin në rrjetën e Traford, pas një pasimi fantastik nga Rodri. Mirëpo, pjesa e parë nuk mbyllet me kaq, pasi në minutën e 36’-të, Julian Alvarez lëshon bukur një top te Haland, me këtë të fundit që gjen dhe golin e tij të 2-të në këtë përballje. Me fillimin e pjesës së dytë u duk se “qytetraët” e Pep Guardiola e ulën ritmin dhe nuk donin të shënonin më, por në minutën e 75’-të, një aksion fantastik i Mançester Siti finalizohet nga spanjolli, Rodri duke “vulosur” kështu fitoren e parë të kampionatit.

Në përballjen e radhës të Kampionatit anglez të futbollit, “qytetarët” e Mançester Siti do të presin në “Etihad” , “bardhezinjtë” e Njukasëll, ndërsa Bërnllej do të luajë sërish në “Turf Moor”, kësaj radhe ndaj skuadrës së Aston Villa.

 

sfidanti.al