“Çmenduri” arabe, Al-Hilal gati 200 milionë euro për Nejmar

Mesditën e së martës, në mediat franceze qarkualluan lajme se Nejmar dëshironte largimin nga “gjigandët” francezë të PSG dhe mesa duket klubi ka vendosur të plotësojë “dëshirën” e brazilian, por me kushtet e tyre, teksa e ka vendosur këtë të fundit në shitje për 150 milionë euro.

Për shërbimet e e Nejmar interesohen “gjigandët” sauditë të Al-Hilal, të cilët pasi “dështuan” të transferonin Mesi e Mbape tanimë kanë gati më shumë se 200 milionë euro për “fantazistin” e PSG, ku në këtë paketë janë të përfshira gjithashtu dhe pagat e lojtarit për një kontratë 3-vjeçare. Në krahun tjetër, vetë lojtari është tepër skeptik për transferimin në Arabinë Saudite, teksa kërkon ende të luajë në Evropë mirëpo bordi i PSG nuk dëshiron ta lërë brazilianin të shkojë drejt një ekipi evropian, teksa janë të vetëdijshëm për aftësitë vrastare të Nejmar në fushën e lojës.

 

sfidanti.al