Jo më larg se 24 orë më parë, në tabloidet britanike qarkulloi lajmi se qendërmbrojtësi i Totenhem, Xhafet Tanganga është i interesuar për një kalim te “zikaltërit” e Inter, mirëpo këta të fundit nuk janë i vetmi opsion i 24-vjeçarit.
Për kartonin e “kollosit” anglez të mbrojtjes interesohen gjithashtu dhe “luanët” e Gallatasaraj, me kampionët e Turqisë, që janë në kërkim të elemtentëve për forcimin e repartit defensiv, pas shumë transferimesh të suksesshme në vijën e frontit. Tashmë është në dorën e lojtarit për të vendosur se ku dëshiron të kalojë këtë sezon, teksa të dy klubet nuk kanë ndërmend të shpenzojnë para për 24-vjeçarin, duke e transferuar këtë të fundit, në një huazim të thjeshtë.
sfidanti.al