Kejn pranë largimit, Totenhem për pazar në Portugali

Me “bomberin”, Herri Kejn në prag largimit nga skuadra e Totenhem, këta të fundit janë në kërkim të një “bomberi” të ri për sezonin e ardhshëm dhe duket se për këtë nuk kanë nevojë për shumë kërkime.

Në “radarët” e londinezëve ka rënë “ylli” i sulmit të Portos, Mehdi Taermi dhe anglezët janë të gatshëm të ofrojnë 24 milionë euro për 31-vjeçarin iranian, mirëpo “dragonjtë” portugezë nuk pranojnë më pak se 30 milionë euro. Ndërkaq, duhet kujtuar gjithashtu, se sezonin që sapo lamë pas Taremi shënoi plot 31 gola e dhuroi 10 asistime në 50 përballjet e zhvilluara.

 

sfidanti.al