Shezni e Perin në prag largimi, Juventus do Donarumën

Bordi i “bardhezinjve” të Juventus, duke të jetë aq shumë i “tronditur” nga vendimi i UEFA-s, saqë nuk po arrijnë dot të bëhen gati për merkaton e verës, mirëpo duket se kjo gjë po fillon të ndryshojë pak nga pak.

Objektivi i parë i “zonjës së vjetër” në këtë merkato duket të jetë gjetja e një poriteri të ri, me Vojçek Sheznin e Matia Perin, që pritet të largohen nga klubi, për shkak të pagave të larta që marrin, respektivisht, 6.5 e 1.5 milionë euro. Në rast largimi, fillimisht të Shezni, Juventus kërkon të risjellë në Itali, mjë “gardian” goxha të talentuar, me ish-“yllin” e rivalëve të Milan, Xhanluixhi Donaruma, i cili është gati të lërë Parisin për kalimin në Torino. Donaruma pranon gjithashtu dhe huazimin, mjafton që të mos qëndrojë më në kryeqytetin francez.

 

sfidanti.al