Pavarësisht dëshirës për të zbritur në fushë në gjatë miqësores së fundit në turin parapërgatitor, ndaj “verdhezinjve” të Borusias së Dortmundit, tekniku i “bluve” të Çelsit e la sërish Armando Brojën jashtë fushës së blertë.
Mirëpo, jo gjithçka shkoi mirë për londinezët të cilët humbën shërbimet e “yllit” të tyre, Kristofer Nkunku, me këtë të fundit që pësoi një goditje të fortë në minutën e 20’ të sfidës, duke dëmtuar kështu gjurin e tij dhe tashmë gjithë klubi është në pritje të rezultateve të testeve mjekësore për të parë nëse Kunku do të mungojë gjatë ose jo. Në krahun tjetër, pavarësisht fatit të keq të Nkunku, nga ky dëmtim mund të përfitojë Armando Broja, i cili prej kohësh dëshiron tê kthehet në një protagonist te Çelsi.
sifdanti.al