Padyshim, një ndër ekipet më aktive në botën e futbollit këto momente janë dhe “gjigandët” francezë të PSG, të cilët në njërin krah po merren me “çështjen” Mbape, aq shumë të komplikuar e në anën tjetër, duhet të bëjnë skuadrën gati për sezonin e ardhshëm. Për këtë arsye, kampionët e Ligue 1, e më konkretisht drejtori i tyre sportiv, Luis Kampos është duke menduar për të bërë një transferim të bujshëm në repartin ofensiv, pa mbaruar kjo merkato e vere dhe nuk bëhet fjalë për Usmane Dembele.
Kampos ka në “radarët” e tij, “bomberin” e Benfika, Gonçalo Ramos, si dhe “fantazistin” e sulmit të Eintracht Frankfurt, Randal Kolo Muani, me këtë të fundit që është një “fiksim” i hershëm i “parisienëve”. Me Kylian Mbape, që është shumë pranë largimit, me Mançester Junajtid që siguroi shërbimet e Hojlund dhe “bavarezët” e Bajern Mynih, që janë shumë afër Herri Kejn, tanimë PSG mund të vazhdojë e qetë negociatat me “shqiponjat” gjermane, për një ndër lojtartët më të mirë të momentit.
sfidanti.al