Padyshim, një ndër ekipet me merkaton më të bujshme të kësaj vere janë dhe kampionët turq të Galatasaraj, të cilët pas nënshkrimeve me Zaha, Ikardi e Angelino, tashmë kërkojnë një tjetër “yll” në Stamboll.
Bëhet fjalë për brazilianin e Mançester Junajtid, Fred, i cili tashmë është kthyer në objektivin e merkatos së turqve dhe sipas raportimeve më të fundit të tabloidëve britanikë është arritur dhe akordi me lojtarin. Mirëpo, nuk përfundon me kaq, pasi tani “luanët” e Stambollit duhet të gjejnë marrëveshjen me klubin e “djajve”, të cilët nga ana tjetër presin largimin e Fred, për të nisur negociatat me “yllin” maroken, Sofjan Amrabat.
sfidanti.al