Guardiola kundër Bajern, spanjolli do Uollkerin në “Etihad”

Prej javësh tashmë “bavarezët” e Bajern Mynih e kanë shprehur haptazi “pëlqimin” e tyre për transferimin e anësorit anglez të mbrojtjes së Mançester Siti, Kajl Uollker, me këtë të fundit që duket se nuk është kundra kalimit te kampionët gjermanë.

Mirëpo, ditën e sotme për të ardhmen e anësorit ka folur vetë tekniku Guardiola, i cili pavarësisht se nuk e ka aktivizuar në çdo ndeshje 33-vjeçarin, sërish dëshiron që “pistoni” i krahut të djathtë të qëndrojë në “Etihad”. “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai ka cilësi të veçanta. Është një futbollist i pazëvendësueshëm. Klubet janë në kontakt me të, por ne do të luftojmë që ai të qëndrojë në klub”,- është shprehur tekniku spanjoll mbi të ardhmen e Uollker.

 

sfidanti.al