Pasi siguroi me shumë vështirësi mbijetesën në Premier Ligë, sezonin e kaluar, skuadra e Notingam Forest tashmë ka nisur të punojë me merkaton për të krijuar një skuadër, e cila pse jo të kapë dhe mesin e tabelës, në kampionatin “më të fortë” në botë.
Kështu, pas nënshkrimit me parametra zero të ish-anësorit të mbrojtjes së Çelsit, Ola Aina dhe “bomberit” australian, Kris Ud, tashmë bordi i Notingam ka menduar të bëjë një lëvizje “të madhe” në merkato, lëvizje të cilën e ka arrirë. Bëhet fjalë për anësorin e talentuar suedez të sulmit të Mançester Junajtid, Antoni Elanga, i cili është bashkuar skuadrës së Notingham, në një kontratë 5-vjeçare, pasi këta të fundit derdhën plot 17.5 milionë euro në “arkat” e “djajve” për 21-vjeçarin, i cili pranoi të kalojë direkt te Forest me të dëgjuar interesimin e tyre.
sfidanti.al