Aleksis Mek-Alister e Dominik Zhobozhlai janë dy afrimet më të fundit në mesfushë nga “të kuqtë” e Liverpul, mirëpo për bordin e këtyre të fundit duket se vetëm këto dy transferime nuk mjafton për të dominuar mesin e fushës.
Për këtë aryse, “të kuqtë” kanë bërë një ofertë zyrtare prej 37 milionë eurosh për talentin 19-vjeçar të mesfushës së Sauthempton, Romeo Lavia, mirëpo “shenjtorët” nuk janë në të njëjtën mendje me rivalët e tyre e për këtë arsye kërkojnë plot 50 milionë paund për kartonin e belgut. Në krahun tjetër, vetë Lavia po ushtron “presion” ndaj “shenjtorëve” të Sauthempton, pasi e dëshiron një kalim te Liverpul, teksa mësohet se është arritur dhe akordi personal e shumë shpejt mund të vijë dhe zytarizimi. Ndërkaq, interesimi i Liverpul për 19-vjeçarin vjen pas shumë largimesh nga mesfusha e “të kuqve”, si Nabi Kejta, Xhejmes Milner, Okslejd-Çamberlejn e Artur, ndërsa Xhordan Henderson e Fabinjo janë shumë pranë largimit, por ende nuk ka anjë zytarizim.
sfidanti.al