Barça do Silvën, Laporta ofron dy anësorët e sulmit

Ashtu si “kuqezinjtë” e Milan dhe “blutë” e Çelsit dhe “katalanasit” e Barcelonës kanë zhvilluar një merkato të “zjarrtë” këtë verë, teksa kanë afruar deri më tani lojtarë me eksperiencë si Ilkaj Gyndogan, Inigo Martinez e Oriol Romeu, por dhe një talent si Vitor Roke.

Megjithatë, klubi nuk e ka mbyllur merkaton, teksa emri më i lakuar dhe më i lakmuar është Bernardo Silva. Por për të mbërritur te portugezi i Sitit, klubi duhet të shesë ndonjë lojtar, duke qenë se Siti kërkon rreth 80 milionë euro për të, kështu Presidenti Laporta, mund të sakrifikojë 2 lojtarë për “fantazistin”, më konkretisht anësorin brazilian Rafinja e atë spanjoll, Ferran Torres.

 

sfidanti.al