Nga Skocia në Itali, “legjionari” i Kombëtares drejt Serisë A

Kur kujtojmë përbërjen e Kombëtares e veçanërisht repartin e mefushës, nuk ka si të mos na vijë në mendje dhe “katalizatori”, Ylber Ramadani, i cili këtë verë mund të nisë një “aventurë” të re më pranë Shqipërisë.

Bëhet fjalë për skuadrësn e Leçes, e cila është gati është ofrojë 1 milionë euro, skocezëve të Aberden, për ish-“demin e kuq” të Partizanit. Drejtuesit e klubit italian e kërkojnë prej disa javësh transferimin e Ramadanit dhe vetëm ditët e fundit duket se ka ardhur konfirmimi nga skocezët. Ndërkaq, në “aventurën” e tij të re, Ramadani do të ketë një tjetër “legjionar” me vete, teksa kujtojmë se te Leçe luan dhe Kastriot Dermaku.

 

sfidanti.al