Mungon vetëm firma, Diabi kalon tek Aston Vila

Pas disa ditësh negociata anglezët e Aston Vila dhe “aspirinat” e Bajer Leverkusen kanë rënë dakord për transferimin e anësorit francez Musa Diabi dhe së shpejti pritet të vijë dhe firma e 24-vjeçarit.

“Aspirinat” gjermane kanë pranuar një ofertë prej 50 milionë eurosh nga skuadra angleze, duke parakaluar kështu ofetën e arabëve të Al-Naser, me këta të fundit që kishin ofruar vetëm 43 milionë euro për anësorin francez. Tashmë e vetmja gjë çka pritet është marrja e një vendimi për të ardhmen e tij nga vetë 24-vjeçari, i cili tashmë ka përpara dy oferta atë nga Premier Liga dhe atë të Kampionatit arab të futbollit.

 

sfidanti.al