Bajern do Kejn dhe vetë Kejn do Bajern. Kështu është situata mes “bomberit” anglez dhe kampionëve gjermanë të Bundesliga, mirëpo, skuadra e Totenham nuk pranon më pak se 100 milionë paund për kartonin e 29-vjeçarit.
Në krahun tjetër, sulmuesi anglez nuk do të rinovojë kontratën e tij me Spurs, me aktualen që skadon në qershorin e vitit 2024, kështu që londinezët do të provojnë të marrin sa të munden nga kartoni i “bomberit”. Një problem tjetër për anglez është presioni që sulmuesi po ushtron ndaj klubit, me vetë Kejn që kërkon largimin, vetëm te “bavarezët” e Bajern Mynih, teksa i shikon gjermanët si ekipin perfekt për të çuar edhe më lart karrierën e tij.
sfidanti.al