Me heqjen e shiriti të kapitenit nga qendërmbrojtësi anglez, Herri Meguajër, “djajtë e kuq” të Manchester United, e më konkretisht tekniku Erik ten Hag, kanë emëruar ditën e sotme kapitenin e ri të ekipit.
Roli i “liderit” në fushën e blertë i është caktuar “fantazistit” portugez, Bruno Fernandez, i cili ka spikatur jo pak herë në “Olld Traford” me paraqitjet e tij, ku ka shklëlqyer jo pak herë me fanellën e “të kuqve”. Ndërkaq, kujtojmë se “arkitekti” luzitan i mesfushës erdhi te Mançester Junajtid nga Sportingu i Lisbonës në shkurtin e vitit 2020 e deri më tani ka zhvilluar plot 185 ndeshje me “djajtë”, ku ka arritur të shënojë 64 gola, si dhe të dhurojë 54 të tjerë.
sfidanti.al