Me kamerunasin, Andre Onana të transferuar te “djajtë e kuq” të Mançester Junajtid, tashmë “zikaltërit” e Inter janë në kërkim të një “gardiani” të ri për portën dhe emrat që Ausilio e Marota kërkojnë të sjellin në “Meaca” janë dy.
I pari është “gardiani” i portës së “bavarezëve” të Bajern Mynih, Jan Somer, i cili është shumë pranë kalimit tek Inter, me këta të fundit që paguan klauzolën e zviceranit prej 8 milionë eurosh. Në krahun tjetër është talenti ukrainas i Shakhtar Donjetsk, Anatoli Trubin, me “zikaltërit” që kanë bërë ofertën e parë prej 12 milionë eurosh, por ukrainasit e kanë bërë të qartë se negociatat mund të mbyllen vetëm me shifrën e 18 milionë euroshve dhe tanimë e vetmja gjë çka nga ngelet është të presim se si do të shkojë kjo merkato vere për “zikaltërit”.
sfidanti.al