Gjithçka zyrtare, Mendi rikthehet në fushën e blertë

Tashmë mund të thuhet se më e keqja ka kaluar. Pas disa vitesh hetim nën akuza për përudhim, ish-anësori francez i mbrojtjes së Mançester Siti, Benxhamin Mendi është rikthyer në botën e futbollit, pasi u shpall i pafajshëm dhe ka nisur një “avenutrë” të re.

Anësori francez, tanimë 29-vjeçar ka nënshkruar për dy vitet e ardhshme si një lojtar i lirë, me skuadrën e Lorient, në elitën e futbollit francez, Ligue 1, duke u rikthyer kështu edhe një herë në kampionatin nga ku u transferua drejt “qyetarëve” të Mançester Siti. Një lajm ky, tepër i bukur për ish-“yllin” e mbrojtjes, i cili pas shumë vështirësive jashtë fushave, më në fund rikthehet të luajë.

 

sfidanti.al