Në vend të luajmë me topin, ne kur shfaqemi në Europë luajmë me ..fatin! Kur njohëm shortin e Championsit dhe pamë se Partizani do të ndeshej me Baten, filluam ..qokën tradicionale! Nuk ishin të pakët në ekrane ata që vinin doren ne zjarr se Bate Borisov nuk është më skuadra që ka qënë, kemi shanse për të kaluar turin. Madje disa e quanin fat këtë përballje. Tani që i kemi bërë dy ndeshjet dhe jemi eleminuar nga Bate, vetë trajneri Zekiç thotë se ishim të pafat dhe ..thjesht na mungoi goli!
Në fakt, në futbollin e sotëm, nëse të mungon goli, sidomos kur luan në Europë, kthehesh në shtëpi dhe “ngushëllohesh” me rastet e krijuara, të humbura me sukses ! Tani qasemi se Partizani luajti lojën e tij, i erdhi rrotull e rrotull portës së Bates, por ama bjellorusët kur e ndanin mëndjen për të sulmuar ..nuk bënin poza. Edhe Zekiç, trajneri i shkollës kroate, sikur të ketë mbaruar shkollën tonë të futbollit, tha se ..ishte shumë krenar për atë që lojtarët dhanë në fushë!
Sfidanti.al