Bordi i PSG dhe tekniku Luis Enrike, duke se janë të vendosur për të krijuar “rivalitet” në portën e francezëve, teksa përveç “yllit” italian, Xhanluixhi Donaruma, tashmë kërkojn afrojnë një tjetër portier me eksperiencë.
Fillimisht aludohej për një afrim të “shtatlartit” maroken, Jasin Bono nga “andaluzianët” e Sevija, mirëpo tani në listë është dhe një tjetër opsion, kësaj radhe nga elita e kampionatit anglez të futbollit. Bëhet fjalë për “gardianin” e Totenham, Hugo Loris, për të cilin raportohet se kanë nisur kontaktet e para mes klubit e lojtarit, ndërsa në ditët në vijim pritet, që të nisin negociatat dhe me klubin për kartonin e “veteranit” francez.
sfidanti.al