Bajern Mynih është shumë pranë transferimit të anësorit anglez të mbrojtjes, Kajl Uollker, me anglezin që nuk shihet më në planet e teknikut të Mançester Siti, Pep Guardiola dhe gjatë kësaj vere mund të vijë largimi i tij nga “Etihad”.
Në rast largimi të 33-vjeçari nga radhët e “qytetarëve”, atëherë Guardiola është i detyruar të sjellë një tjetër mbrojtës krahu dhe i preferuar duket të jetë francezi Benjamin Pavard, i cili aktualisht luan me skuadrën e Bajern Mynih, por dëshiron largimin nga “bavarezët” dhe nuk do të ishte çudi nëse do të kishim një shkëmbim mes këtyre 2 klubeve.
sfidanti.al