Me ndeshjen e parë, të zhvilluar në “Air Albania”, e cila mbaroi me rezultatin e barabartë 1 me 1, mes “demave të kuq” të Partizanit dhe bjellorusë të Bate Borisov, në fazën e parë kualifikuese të UEFA Champions League, tashmë në ndeshjen e kthimit, “të kuqtë” do të tentojnë gjithçka për fitore.
Në prag të përballjes, e cila do të zhvillohet në Hungari, javën e ardhshme, UEFA ka përzgjedhur dhe grupin e arbitrave, që do të jenë përgjegjës për vënien “drejtësi” përgjatë 90 minutave të përballjes. Kyresori i katershes do të jetë skocezi, Kevin Klensi, i cili do të mbështet nga 3 bashkkombasit e tij, Xhonatan Bell e David Mekgish nga krahët, ndërsa David Munro do të jetë gjyqtari i 4-rt.
sfidanti.al