Pavarësisht se refuzuar dy ofertat e para nga “bavarezët” e Bajern Mynih, për “bomberin” e tyre, Herri Kejn, Tottenham e më konkretisht Presidenti Daniel Levi, nuk dëshiron ta humbasë lojtarin e tij më të mirë me parametra zero e për këtë aryse, bordi i “londinezëve” ka vazhduar sërish negociatat me kampionët gjermanë.
Mes gjermanëve dhe lojtarit është arritur gjithçka e tani “bavarezët” kanë nisur një ofertë të re drejt Anglisë, plot 80 milionë euro, pa llogaritur këtu bonuset. Vetë lojtari nuk dëshiron asnjë opsion tjetër veç Bajern, teksa beson se nën drejtimin e Tomas Tuhel, mund të arrijë të prekë “veshëllapushen” e Ligës së Kampionëve, aq shumë të dëshiruar nga kapiteni i Kombëtares së “tre luanëve”.
sfidanti.al