Transfertë rekord, Lois Openda kalon te Lajpcig

Tashmë gjithçka është zyrtare, “bomberi” belg, Lois Openda do të jetë “zëvendësuesi” i “fantazistit”, Kristofer Nkunku në majën e sulmit të “demave” gjermanë të Lajpcig, duke që nga sezoni që pritet të nisë.

Francezët e Lens pranuan një ofertë prej 38 milionë eurosh për sulmuesin belg, me këtë të fundit që u bë transferimi më i shtrenjtë në historinë e gjermanëve. Përsa i përket kontratës personale, 23-vjeçari autor i 21 golave e 4 asisteve, sezonin e shkuar me Lens ka nënshkruar për 5 vite me gjermanët dhe në ditët në vazhdim do të zhvillohen testet mjekësore e më pas do të vijë firma e belgut.

sfidanti.al