“Çmenduri” arabe, Al-Hilal do një tjetër “yll” evrope

Në fillim, Ruben Neves, më pas Kalidu Koulibali dhe tani Sergej Milinkoviç-Saviç. Kjo është merkatoja e “çmendur” e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Hilal dhe mesa duket do të vazhdojë akoma.

Klubi saudit ka nisur bisedimet me sulmuesin serb të Fulham, Aleksandar Mitroviç dhe për kartonin e këtij të fundit ka bërë një ofertë prej plot 30 milionë eurosh, ofertë e cila është refuzuar nga klubi anglez. Megjithatë, pavarësisht refuzimit të anglezëve, bordi i Al-Hilal ka vendosur të përdorë një metodë tjetër, fillimisht të joshë lojtarin me milionat e tyre e më pas ky i fundit të detyrojë klubin që ta shesë.

sfidanti.al