Enkileda Carja, tri medalje ari në Europianin U15 të peshëngritjes!

Sporti shqiptar arrin një tjetër sukses të madh. Peshëngritësja 15-vjeçare Enkileda Carja u shpall kampione e Europës në kampionatin që po zhvillohet në Moldavi. Carja konkurroi në peshën deri 59 kilogram, në Kampionatin Europian për të rinj dhe U15, duke fituar tri medalje ari. Ajo fitoi në stilin e shkëputjes, në stilin e shtytjes si dhe në dygarësh. Gjithsej, peshëngritësja nga Elbasani ngriti 184 kilogramë në dygarësh duke triumfuar me diferencë të madhe me rivalet. Shqiptarja theu rekordin europian të moshës duke lënë vendin e dytë plot 21 kilogramë prapa. Një sukses i madh për sportisten e kombëtares shqiptare, të drejtuar nga trajnerja Eglantina Kalemi, ndërsa shpresa është që ajo të jetë ylli i ardhshëm i peshëngritjes kuqezi.

Sfidanti.al