Janë të paktë klubet që japin më shumë sesa bavarezët, ndonëse një Mançester Siti, një Real Madrid, një Mançester Junajtidi, apo deri sezonin e fundit Paris SG mundet që ta konkurrojnë. Bajerni i Mynihut është një zotëri i madh i futbollit, një biznes ku futbollistët e kuptojnë se çdo të thotë të bësh shumë para. Sipas llogaritjeve, sezonin e fundit, lojtarët e Bajernit patën një total të rrogave (pa hequr taksat) prej 257 milionë eurosh. Më i paguari ishte Sadio Mane me 22 milionë euro, pastaj kapiteni Nojer me 21, Tomas Myler me 20.5, Koman e Sane me nga 20 milionë euro, Kimih me 19.5, Gnabri me 19 dhe Leon Gorecka me 17 milionë euro.
Sfidanti.al