Një njeri të tillë nuk mund ta qortosh apo të flasësh keq për të. Maurisio Poçetino është padyshim një nga “zotërinjtë” e futbollit, duke krijuar emër të madh si futbollist me Espanjolin, dhe si trajner me Totenhemin, veçse edhe ai është i detyruar të njolloset sado pak. Pasi u paraqit për punë tek Çelsi, trajneri argjentinas dha intervistën e parë si Blu e pikërisht për televizionin e klubit. “Çelsi është klubi më i madh në Angli”, – ishin fjalët e tij. Jo vetëm që kjo nuk është e vërtetë, por edhe nuk i shkon Poçetinos që ka qenë tek Totenhemi, rival i madh qytetës i Bluve dhe tifozët padyshim që janë të zemëruar.
Sfidanti.al