Stiven Xherrard tek Al Etifaku, synon të sfidojë Ronaldon me shokë!

Janë 4 skuadra në Arabinë Saudite që kontrollohen nga Fondi i Investimeve Publike, që ka lidhje me familjen mbretërore të vendit. Këto ekipe janë Al Nasri, Al Hilali, Al Itihadi (kampioni në fuqi) dhe Al Ahli. Një tjetër skuadër, Al Etifak, shpreson të bëhet e madhe duke sfiduar pikërisht këtë katërshe. Pronarët e klubit kanë udhëtuar në Londër dhe janë marrë vesh që Stiven Xherrard të jetë trajneri i tyre i ri, ndërsa pritet të marrin disa yje, si p.sh., Filip Kutinjo.

Sfidanti.al